Shkon në mbi 3.79 miliardë numri i vaksinave të administruara në të gjithë botën

24/07/2021 01:11

Numri i vaksinave kundër COVID-19 të administruara në të gjithë botën arriti në 3.79 miliardë që nga e premtja, sipas ourworldindata.

Kina, aty ku u shfaq virusi për herë të parë në fund të vitit 2019, renditet e para në të gjithë botën, me mbi 1.51 miliardë vaksina të administruara brenda vendit, e ndjekur nga India me gati 423.4 milionë.

SHBA-ja ka administruar mbi 339.7 milionë vaksina, e ndjekur nga Brazili me mbi 130 milionë. Gjithashtu ka vazhduar me shpejtësi fushata e vaksinimit në Gjermani (88.4 milionë), Britani të Madhe (83.2 milionë) dhe Japoni (73.9 milionë).

Top Channel