Përdoruesi publikon dokumentet sekrete për të përmirësuar dizajnin e tankut në lojën e tij të preferuar (fotot)

24/07/2021 17:01

Një dokument i klasifikuar i ushtrisë britanike është publikuar së fundmi në një forum online të amatoreve të lojrave ‘videogame’, nga një përdorues i cili tentonte të përmirësonte dizajnin e tankut në videogame-in ‘War of Thunder’, thuhej në një njoftim të ministrisë britanike të mbrojtjes.

Amatori i lojrave e identifikonte veten si “komandant tanku Challenger 2” me eksperiencë gjithashtu me modelet “Tanks & AFV’s, CR2 Tank”, dhe që kishte punuar me kompani të mbrojtjes si AFV Instr, D&M Instr, Gunnery Instr. Dokumenti i publikuar kishte stampat “UK RESTRICTED” (Vetëm për Britani) dhe “Jo i klasifikuar”, por disa pjesë të tekstit ishin të fshira.

Kompania Gaijin Entertainment, studio prodhuese e videogame-it War of Thunder, tha se nuk do të shpërndajë dokumente që rezultojë të klasifikuara.

“Herën e fundit që është publikuar një dokument i tillë, megjithse kishte stampat ‘jo i klasifikuar’ ishte në fakt ende sekret dhe nuk duhet të ishte publikuar. Prandaj ne e bëjmë të qartë se nuk mbajmë materiale nëse nuk provohet se janë plotësisht të deklasifikuara”.

Dhe në fakt dokumenti ishte ende sekret sipas autoriteteve, të cilat thanë se me shpërndarjen e tij rrezikohen deri në 14 vjet burg. Zyrtaret nuk treguan nese shperndaresi i dokumentit ishte identifikuar apo nese ishin marre masa ndaj tij.

Challenger 2 është tanku i prodhimit britanik i gjeneratës së tretë, i përdorur nga forcat e Britanisë, por është gjithashtu mjeti kryesor luftarak i lojës popullore në rrjet ‘War of Thunder’, në të cilën simulohen beteja virtuale me tanke.

FOTO GALERI
2/3
Amatori i lojrave e identifikonte veten si “komandant tanku Challenger 2”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA