‘Goditi’ Italinë, Strand Larsen, lojtari që Milani mund ta merrte për 200 mijë euro por që tani vlen 50 milionë
Merkato “faraonike”, David Beckham imazh, dy kampionë si Higuain dhe Matuidi në fushë, një trajner i rëndësishëm si Phil Neville dhe emri i Lionel Messit si përforcim në të ardhmen… Duket e paimagjinueshme që Inter Miami rezulton të jetë ekipi më i keq në MLS.
Renditja është e pamëshirshme. Skuadra nga Florida është e fundit në renditjen e Konferencës Lindore, me 2 fitore dhe 2 barazime në 12 ndeshje. Vetëm 8 pikë të mbledhura e bëjnë ekipin absolutisht më të keqin ndër 27 pjesëmarrëset në në MLS. As në Konferencën Perëndimore nuk ka një ekip që gjendet kaq keq.
Fillimi ishte i pranueshëm, me 8 pikë në 6 sfidat e para dhe kishte hapësirë për përmirësim. Por pastaj situata u përkeqësua. Në 6 ndeshjet e fundit ka pasur 6 humbje, e fundit kundër New England Revolution të ishte një 0-5 shumë e rëndë, në shtëpi.
Për t’ia bërë edhe më të vështirë punën trajnerit Phil Neville, vjen dhe dëmtimi i Gonzalo Higuain. Argjentinasi është ndër të paktët që mund shpëton sa u përket statistikave. Ka shënuar 5 gola, por në takimin e fundit u dëmtua, duke u zëvendësuar nga vëllai i tij, Federico. As ai nuk u shpëtoi vërshëllimave të publikut ndërsa po linte fushën.
Neville është në pozicion shumë të vështirë, miku u tij, Beckham, mund të vihet para përgjegjësisë për të marrë një vendim ekstrem.
Top Channel