Foto ilustruese

Babai me dy djemtë e tij dhe një tjetër banor i fshatit Mukje të Krujës janë arrestuar sot, nën akuzën për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, 65-vjeçari me iniciale K.S., dhe dy djemtë 27-vjeçarë, të dy me iniciale F.S., si dhe 30-vjeçari me iniciale N.Z. kanë mbjellë drogë në një tokë, pranë bregut të lumit “Zezë”.

Të dyshuarit do të hetohen më tej nga Prokuroria e Krujës.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna nga shërbimet e Policisë Krujë për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Ndalohen 4 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Specialistët për Hetimin e Krimve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:
K. S., 65 vjeç, F. S., 27 vjeç, F. S., 27 vjeç, (babai dhe djemtë e ti), dhe N. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Mukje, Krujë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi shërbimet e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të territorit me qëllim parandalimin evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, në muajin maj 2021, kanë evidentuar në fshatin Nikël, në afërsi të bregut të lumit “Zezë”, një sipërfaqe toke të mbjellur me lëndë narkotike cannabis sativa të cilat dyshohet se këta shtetas i kanë kultivuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA