Georginho Wijnaldum nis zyrtarisht aventurën te Paris Saint Germain. Mesfushori holandez i cili la Liverpoolin për t’u transferuar te skuadra franceze u prezantua si lojtari më i ri i Paris Saint Germain duke u shfaqur shumë i lumtur për këtë etapë të re në karrierën e tij.

“Një ndjesi e fortë, pasi jam pjesë e një klubi të madh, që është i mbushur me lojtarë të shkëlqyer. Parisi është një qytet i bukur, me një tifozeri të jashtëzakonshme. E di mirë, pasi kam luajtur kundër PSG në ‘Parc des Princes’.

Kjo është një ditë e shkëlqyer për mua dhe familjen time, pasi po nisim një aventurë të re. E kam treguar në klubet ku kam luajtur që jam një futbollist që dëshiron të fitojë.

Dua të përmirësohem dhe të mësoj nga shokët e trajnerët, është pjesë e mentalitetit tim. Synoj të sjell këtë mentalitet tek ekipi dhe shpresoj të përshtatem sa më shpejt“, përfundoi Wijnaldum.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA