Rrahën 31-vjeçarin dhe e bënë për spital, policia në ndjekje të autorëve

23/07/2021 11:44
Foto ilustruese

Blutë e Tiranë njoftojnë se ditën e djeshme gjatë një konflikti për motive ende të paqarta, dy persona kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një 31-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur te kthesa e Kamzës, ndërsa 31-vjeçari, i cili pasi ka marrë mjekim ka dalë nga spitali.

Ndërkaq, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 22.07.2021, tek kthesa e Kamzës, gjatë një konflikti për motive të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit M. M., 31 vjeç, i cili pasi ka marrë mjekim ka dalë nga spitali. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel