Mauricio Pochettino dhe stafi i tij tani “shpërblehen” me kontratë të re nga PSG. Klubi parizien ka njoftuar zyrtarisht zgjatjen e marrëveshjen me argjentinasin dhe bashkëpunëtorët e tij deri më 30 qershor 2023.

Pochetino mbërriti në fillim të janarit në vend të Thomas Tuchel. Trajneri argjentinas (49 vjeç) firmosi deri në qershor 2022, me një mundësi pothuajse automatike deri në vitin 2023.

Fitues i Kupës së Francës do të përpiqet këtë sezon të arrijë një rezultat më të mirë se gjysmëfinalet në Champions League, kurse titulli kampion në Francë është një objektiv që nuk duhet të diskutohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA