Plagosi neonazisztët në Budapest në vitin 2023, arrestohet në Francë ekstremisti i majtë shqiptar me urdhër-arrest nga Gjermania
Një automjet që drejtohej nga një punonjës policie është përplasur sot me një biçikletë, në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”. Polici me iniciale P.N ka goditur 55-vjeçarin me iniciale A.G. që po lëvizte me biçikletë.
55-vjeçari është dërguar në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Në një njoftim të dytë, policia shkruan se ka kontrolluar kamerat në zonë, ku rezulton se polici e ka goditur drejtuesin e biçikletës pasi ka hapur derën e makinës.
36-vjeçari me iniciale Xh.K. është shoqëruar në komisariat për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Në rrugën “Myslym Keta” mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel