Pavarësisht se e kanë kundërshtuar me forcë këtë projekt Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje me Gjermanine, që do të lejojë përfundimin e tubacionit të gazit rus në Evropë, Nord Stream 2, pa sanksione të mëtejshme nga SHBA-ja.
Për të qetësuar Washingtonin, Berlini u angazhua të ndërmarrë veprime të nivelit kombëtar dhe për të bërë presion, përfshirë sanksione në nivelin europian, nëse Moska përdor energjinë si armë në marrëdhëniet me vendet e tjera.
Shtetet e Bashkuara nuk hynë në detaje lidhur me marrëveshjen dhe hapat që do të marrë, në mënyrë që të mos “i jepte Rusisë informacione të cilat mund ta ndihmonin atë t’u shmangej këtyre masave”, thanë zyrtarë të lartë ameerikahne në kushte anonimati. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas e përshendetit ujdinë, të cilës SHBA-ja i ishte kundervënë prej kohësh.
“Jam i lehtësuar që kemi gjetur një zgjidhje konstruktive në lidhje me Nord Stream 2 me Shtetet e Bashkuara. “Ne do të ndihmojmë Ukrainën të ndërtojë një sektor energjie të gjelbër dhe do të bëjmë përpjekje për të siguruar tranzit gazi përmes Ukrainës në dekadën e ardhshme,” shkroi ai në Twitter.
Marrëveshja synon të lehtësojë ato që kritikët i shohin si rreziqet strategjike të gazjellësit me vlerë 11 miliardë dollarë, që tani është 98% i kompletuar dhe po ndërtohet nën Detin Baltik për të transportuar gaz nga rajoni Arktik i Rusisë në Gjermani. SHBA nuk e kishte me sy të mirë gazsjellësin që e lejon Rusinë të eksportojë gaz direkt në Gjermani dhe të bllokojë vendet e tjera, por administrata e Biden ka zgjedhur të mos përpiqet ta neutralizojë atë plotësisht përmes sanksioneve.
Top Channel