Policia arreston të riun në Radhimë, gjatë kontrollit i gjeti…

22/07/2021 14:07

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi gjatë kontrollit fizik policia i ka gjetur një armë të ftohtë.

Sipas njoftimin të policisë i riu është banues në Radhimë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin P. Q., 25 vjeç, banues në Radhimë, sepse gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë të ftohtë (thikë)”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel