Ndalohet 39-vjeçari që kanosi gjyqtarin, momenti kur policia e shtrin në tokë në mes të rrugës (Pamjet)
22/07/2021 11:17
Një 39-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës në zonën e “Komunës së Parisit”. Ai ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, si rezultat e një pune të mirëorganizuar, tek “Komuna e Parisit” kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit e shtetasit A. L., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.
Në imazhet e siguruara nga LSA duket se forcat blu e kanë shtrirë në tokë. Nuk ka ende detaje se për cilin gjyqtar bëhet fjalë dhe mbi motivet e kësaj ngjarje.
Top Channel