Ndalohet 39-vjeçari që kanosi gjyqtarin, momenti kur policia e shtrin në tokë në mes të rrugës (Pamjet)

22/07/2021 11:17

Një 39-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës në zonën e “Komunës së Parisit”. Ai ishte  i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, si rezultat e një pune të mirëorganizuar, tek “Komuna e Parisit” kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit e shtetasit A. L., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.

Në imazhet e siguruara nga LSA duket se forcat blu e kanë shtrirë në tokë. Nuk ka ende detaje se për cilin gjyqtar bëhet fjalë dhe mbi motivet e kësaj ngjarje.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA