Rezistencë heroike e Dritës së Gjilanit ndaj gjigantëve holandezë të Feyenoordit. Skuadra e e drejtuar nga Ardian Nuhiu ia doli të ruajë të paprekur portën në sfidën e parë eliminatore në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, falë një pune mjaft të mirë të repartit të mbrojtjes, të udhëhequr nga një lider si Ardian Cuculi.

Holandezët ishin super-favoritë për të fituar në këtë takim, por pavarësisht dominimit, nuk ia dolën të gjejnë golin dhe lanë çështjen e kualifikimit të hapur, për t’u vendosur një javë më vonë në Roterdam.

Zhgënjejnë skuadrat shqiptare të Maqedonisë së Veriut, me Shkëndijën e Tetovës që pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, u mposht me rezultatin 2-0 në transfertën letone ndaj Rigës, duke komplikuar kualifikimin edhe në Conference League.

Me nga një gol për çdo pjesë, vendasit ia dolën të regjistrojnë një sukses mjaft të rëndësishëm, ndërsa Shkëndija do të duhet të bëjë një mrekulli në ndeshjen e kthimit, për të mos mbyllur kaq shpejt aventurën në Europë. I pafuqishëm edhe Shkupi, që u mposht me rezultatin e pastër 0-3 nga portugezët e Santa Clarës në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Tose Proeski” në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të miqve, pas një autogoli të mbrojtësit të Shkupit, Rwatubyaye, ndërsa në pjesën e dytë Santa Clara shënoi edhe dy herë të tjera me Carvalho e Costinha, duke vulosur kualifikimin që në ndeshjen e parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA