Burri rifiton jetën kur i transplantohen dy krahë donatori, 20 vjet pas aksidentit (imazhe të rënda)

22/07/2021 17:02

Felix Gretarsson ra në gjendje kome dhe më pas kreu 54 operacione pas një aksidenti të rëndë pune në Kpavogur, Islandë. Tashmë gati dy dekada më vonë, ai është i aftë të lëvizë krahët e tij të reja.

Një 49 vjeçari i janë vendosur me sukses krahët e një donatori pasi të vetat iu dogjën në një aksident.

Felix Gretarsson, nga Kpavogur në Islandë, ra në kontakt me rrymën elektrike në 1998 teksa tentonte riparonte linjën.

Pas aksidentit doktorët vendosën një pllakë metali në shtyllën e tij kurrizore dhe kryen një total prej 54 operacionesh teksa tentonin të shpëtonin jetën e elektriçistit.

Pas zgjimit nga koma tre-mujore, pacienti ra në varësi nga substancat për të përballuar dhimbjet kronike.

Në 2007, Felix dëgjoi një leksion të doktorit francez Dr Jean-Michel Dubernard, i famshëm për transplantin e parë të dorës se njeriut në 1998.

Burri u interesua për mundësinë e transplantit të krahëve dhe katër vjet më vonë kirurgu pranoi aplikimin e tij. Felix nisi një fushatë të mbledhjes së fondeve në Islandë, dhe në përvjetorin e 23 të aksidentit të tij thuajse fatal, u shtri për të kryer kirurgjinë 15-orëshe të transplanteve.

Gjashtë muaj më vonë, pas qindra orë pune rehabilituese, Felix mund të lëvizë krahët e reja.

Tani po punon që të jetë i aftë të përqafojë fëmijët e tij, gruan dhe nipcet për herë të parë.

Babai i dy fëmijëve thotë: “Gjëja e parë që mendova kur u zgjova, ishte dhimbja e padurueshme. Sikur dy kamionë ishin parkuar mbi krahët e mi. Isha shtruar në spital edhe më parë dhe e dija se do të isha një pacient për të gjithë jetën.”

Felix tani jeton në Lyon të Francës, me gruan e tij të re Sylwia Gretarsson, 33 vjeçe.

Ai shton: “Ndjesia e nervave është e dhimbshme kur ata rriten. Nëse prek krahun mund të ndjej më shumë nervat brenda sesa lëkurën. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë që të arrij të lëviz duart”.

Në mars ai u vendos në një qendër të re rehabilitimi pasi trupi i tij refuzoi dy herë të integronte gjymtyrët e reja, dhe u infektua me një lloj kërpudhe të lëkurës. Por tashmë Felix po bën progres.

Doktorët thonë se nervat Felix rriten rreth një milimetër në ditë dhe në fund të vitit arrijnë në bërrylin e tij, e ndoshta në dy vjet deri te duart.

FOTO GALERI
1/12
Felix Gretarsson pas aksidentit me rrymen elektrike ne 1998

Top Channel