I dënuar më parë për vjedhje, policia e Durrësit ka vënë sërish nën pranga ‘skifterin’ e Durrësit, i cili me anë të mashtrimit ka kryer disa vjedhje.
Policia ka zbardhur dhe dokumentuar 9 vjedhje të ndodhura më parë, të cilat dyshohen se janë kryer nga ky shtetas.
Në kuadër të operacionit të koduar “Motoçiklisti” u arrestua në flagrancë shtetasi H. Gj., 63 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar disa herë më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Policia njofton se: Ky shtetas, më datë 20.07.2021, në orën 12:30, në lagjen nr. 5, Durrës, ka tentuar të vjedhë një shumë parash në dyqanin e shtetasit Ll. P. dhe më pas është larguar me motoçikletë, por është kapur në flagrancë në një distancë të shkurtër nga shërbimet e Policisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave të vjedhura dhe motoçikleta me të cilën u largua.
Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas, gjatë viteve 2020 dhe 2021, dyshohet se ka realizuar disa vjedhje të tjera në qytetin e Durrësit, duke përdorur të njëjtën motoçikletë, konkretisht:
Më datë 21.07.2020, në lagjen nr. 14, Shkozet, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit Sh. M.;
Më datë 12.02.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetasit T. Rr., një shumë parash;
Më datë 05.03.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetases F. L. dhe më pas është larguar me motoçikletë;
Më datë 24.03.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetases A. B., një shumë parash;
Më datë 15.04.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetasit B. B., disa materiale me vlerë 9.000 lekë, në dyqanin e tij;
Më datë 24.05.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetases G. L., një shumë parash;
Më datë 24.05.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetases S. B., një shumë parash;
Më datë 17.06.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit për një produkt i ka marrë shtetases E. R., një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja me anë të mashtrimit”.
Top Channel