Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll
Një adoleshent është arrestuar sepse ka qëlluar për vdekje dy motra binjake në verilindje të Brazilit. Të gjithë aktin makabër e ka filmuar teksa ishte live në Instagram.
Dy viktimat 18-vjeçare të identifikuara si Amalia dhe Amanda Alves u gjetën të vdekura në një rrugicë prapa një kompleksi në Pacajus të Brazilit, mëngjesin e së mërkurës, disa orë pasi u vranë.
Pamjet tregojnë momentin kur adoleshentet ulen në gjunjë pranë njëra tjetrës në një rrugë të pistë. Ato u detyruan të mbajnë duart në kokë para se autori i identifikuar si Mateus Abreu, 17 vjeç i ekzekutoi me armë pas koke.
Amanda ishte nënë e një vajze 3-vjeçare, ndërsa motra e saj ishte bërë së fundmi nënë e një djali 6-muajsh.
Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë një motiv për ekzekutimet, por gazeta Jornal de Brasília raportoi se motrat binjake u vranë sepse ishin në dijeni të incidenteve që përfshinin tregtarët lokalë të drogës.
Top Channel