Miralem Pjanic vazhdon të stërvitet me Barcelonën për sezonin e tij, por mendjen e ka te lajmet në lidhje me të ardhmen e tij. Informacionet e fundit që vijnë nga Italia tregojnë se kthimi i tij në Serie A mund të ndodhë shume shpejt.
Boshnjaku nuk ka mundur ta bindë trajnerin Koeman, i cili preferon lojtarë të tjerë para tij në mesfushën e Barçës, kështu që 31-vjeçari do të ishte i gatshëm të ulte pagën e tij (tani merr rreth 8 milionë neto në sezon) vetëm që të kthehej tek Juventusi. “Gazzetta dello Sport” shkruan se skuadra torineze është e interesuar për transferimin e Pjanicit, kuptohet me pagë më të ulët.
Lojtari ka dëshirë të kthehet te “Zonja e Vjetër”, ku do të takohej përsëri me trajnerin Massimiliano Allegri, por ideja e klubit bardhezi është të mbyllë më parë marrëveshjen me Sassuolon për Manuel Locatellin. Për momentin, drejtuesit e Juves nuk kanë asnjë ngut për kthimin e Pjanicit në Torino.
Te Barcelona mezi presin t’i gjejnë një destinacion të përshtatshëm boshnjakut, paga e të cilit rëndon në arkat e klubit.
Top Channel