27/11 22:59
Mëngjesin e sotëm drejt Tokios së olimpiadës është nisur atletja dhe një prej sportisteve flamurmbajtëse, Luiza Gega.
Së bashku me trajnerin e saj Taulant Stërmasi Gega bëhet gati për të përmbyllur një fazë përgatitore ndryshe nga ajo e olimpiadës së shkuar, pa dëmtime dhe në një formë shumë të mirë fizike.
Ndërkohë edhe vetë Gega shprehet e qartë për objektivin e saj dhe e sheh atë si një synim të arritshëm.
Gjithashtu në këtë ditë nisen drejt Japonisë edhe qitësja Manuela Delilaj dhe presidenti i federatës së qitjes Stefan Rrufa. Delilaj stërvitet dhe jeton në Zvicër e si rrjedhojë niset prej andej drejt Tokios.
Top Channel