Tri ditë nga zhdukja e tij, ende nuk ka asnjë lajm për peshëngritësin nga Uganda, 21-vjeçarin Julius Ssekitoleko, që është larguar papritur nga grumbullimi i skuadrës së tij në Izumisano, në prefekturën e Osakas, sapo mori vesh që nuk do të ishte pjesë e e skuadrës së tij për Lojërat Olimpike.
Të martën, sportisti në fjalë duhej të kthehej në vendin e tij.
Të dhënat e vetme që mund të ndihmojnë për sqaruar gjithçka jepen nga autoritetet vendëse. Bëhet fjalë për një letër nëpërmjet së cilës Ssekitoleko shpjegon se dëshiron të gjejë një punë në Japoni dhe një biletë treni ekspres për në qytetin Nagoya.
Dëshmitarët të ndryshëm mendohet se e kanë parë në stacion në orët e para të së premtes, në të njëjtën ditë kur duhej t’u nënshtrohej një testi për COVID-19. Pikërisht në këtë moment u ndez alarmi për zhdukjen e tij.
Në letrën e gjetur peshëngritësi nënvizonte se nuk dëshironte të kthehej në Ugandë dhe u kërkonte drejtuesve të skuadrës t’i kthenin bashkëshortes së tij sendet personale. Delegacioni i Ugandës ishte ndër të parët që mbërriti në Japoni për Lojërat Olimpike të Tokyos dhe dy nga 19 pjesëtarë të tij rezultuan pozitivë me Koronavirus sapo zbarkuan në aeroportin e Naritas. Skuadra nisi të stërvitej në Izumisano, qytet në prefekturën e Osakas më 7 korrik, pasi përmbushi kohën e karantinës.
Top Channel