Niset drejt Tokios ekipi shqiptar, pjesa e parë e grupit ka mbërritur tashmë në Japoni

19/07/2021 15:29

Mëngjesin e sotëm u nis drejt Tokios grupi më i madh i përfaqësueses sonë olimpike që do të marrë pjesë në Olimpiadë.

Ekipi i peshëngritjes është i pari jo vetëm në parakalimin e datës 23 në ceremoninë e hapjes por edhe me pritshmëritë më të larta në këtë aktivitet.

Ndërkohë, Briken Calja ka mësuar përpara nisjes se nënkampioni olimpik dhe kampioni i Evropës peshëngritësi turk, Daniar Ismailov, ka rezultuar pozitiv dhe në Europianin e shkuar atë e ngjit në vendin e dytë.

Gjithashtu edhe Noti në këtë Olimpiadë përfaqësohet me dy sportistë, Nikol Merizaj dhe Kledi Kadiu.

Ndërkohë deri më datën 23 pritet të nisen drejt Tokios edhe ekipi i qitjes dhe i atletikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA