Brahim Diaz rikthehet të veshë fanellën e Milanit. Pasi sezonit të kaluar, kur ishte pjesë e kuqezinjve, i huazuar nga Reali i Madridit, fantazisti spanjoll është rikthyer sërish në Milano dhe këtë herë ka firmosur për dy sezone.

Futbollisti mbërriti në Milano të shtunën dhe kreu edhe vizitat mjekësore, teksa vetëm pasditen e sotme Milani ka bërë prezantimin zyrtar, duke zbuluar se këtë herë Diaz do të mbajë mbi shpinë fanellën me numër 10, të cilën e la bosh turku Hakan Calhanoglu.

Rikthimi i Diaz është bërë sërish me formulën e huazimit, këtë herë për dy sezone, për të cilat Milani do të paguajë 3.5 milionë euro dhe më pas verën e 2023-shit mund të ushtrojë të drejtën e blerjes për një shifër totale prej 22 milionë eurosh.

Brahim Diaz luajti 39 ndeshje sezonin e kaluar me Milanin dhe ia doli të shënojë 7 gola, ndërsa këtë vit do të ketë misionin të luajë pas sulmuesve, një rol që më herët e ka bërë turku Calhanoglu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA