Ristani e Harxhi jashtë këshillit/ 300 emrat e forumit më të lartë të PD që do të zgjedhin kryesinë dhe sekretariatin

18/07/2021 19:27

Partia Demokratike tashmë ka një Këshill të ri Kombëtar i dalë nga votimi delegatëve të Kuvendit Kombëtar që u mbajt këtë të shtunë.

90 anëtarë të këshillit janë gra, ndërsa 45 nga forumit rinor demokrat.

Megjithëse ishin në listën e 600 të propozuarve për të votuar për në Këshillin Kombëtar nuk janë votuar zërat kritik brenda partisë si Edit Harxhi e cila kandidoi përballë Lulzim Bashës për kryetar partie.

Nuk janë votëbesuar as Arben Ristani ish sekretar i përgjithshëm i PD dhe Halim Kosova të cilët kanë qenë kritikë të Lulzim Bashës përpara 25 Prillit.

Të njëjtin fat pati edhe Fationa Dhimitri, e cila theu bojkotin e parlamentit nga PD e morri mandatin e deputetit deri ne fund te kësaj legjislature.

Pjesë e Këshill të ri Kombëtar janë edhe gazetarët Ori Nebiaj, Agim Baci, Patrik Sadikaj Everest Dedaj dhe Silvi Bardhi.
Sikurse edhe në zgjedhjet e shkuara për në Këshill, italiani Roberto Caparota është votëbesuar.

Këshilli i ri do të zgjedhë kryesinë e re të PD bashkë me sekretariatet dhe nënkryetarët.

Top Channel