Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në Lojërat Olimpike

18/07/2021 02:42

Rasti i parë i infektuar me COVID-19 është identifikuar në Fshatin Olimpik në Tokio, gati një javë para fillimit të Lojërave Olimpike, konfirmuan sot organizatorët e ngjarjes sportive botërore.

Toshiru Muto, kreu i komitetit organizator, nuk dha informacione lidhur me emrin apo kombësinë e personit të infektuar. Ai gjithashtu nuk deklaroi nëse personi i prekur ishte i vaksinuar apo jo.

“Të gjitha masat e nevojshme po merren për parandalimin e infeksionit, në mënyrë që të gjithë ata në fshatin e atletëve të ndjehen të sigurt,” deklaroi ai.

Po ashtu, pesë atletë kanë rezultuar pozitivë për virusin sapo mbërritën në Japoni. Ata janë izoluar në fshatin e atletëve bashkë me sportistët e ekipeve të tyre olimpike dhe duhet t’u përmbahen rregullave tepër strikte të higjienës.

Organizatorët dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar janë përpjekur vazhdimisht të sigurojnë publikun dhe pjesëmarrësit se ngjarja sportive do të jetë e sigurt për të gjithë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA