Nis ters përvoja e Achraf Hakimit te PSG. Blerja e re e klubit francez, në fakt, ka rezuluar pozitiv në testet për Koronavirus, për këtë arsye është vendosur në izolim. Laji është raportuar nga gazeta franceze “L’Equipe”.
Për këtë arsye Hakimi nuk është përfshirë në listë për ndeshjen miqësore ndaj skuadrës modeste Chambly, që u zhvillua paraditen e kësaj të shtune.
Marokeni, për të cilin PSG shpenzoi 60 milionë në arkat e Interit (plus bonuset), zbriti në fushë në testin e parë kundër Le Mans. Hakimi gjithashtu do të humbasë ndeshjet e tjera përgatitore kundër Augsburgut, të mërkurën e ardhshme, dhe ndaj Genoas, të shtunën.
Mesfushori 18-vjeçar, Edouard Michut, gjithashtu doli pozitiv me Koronavirus, por nuk është specifikuar se kur janë kryer testet dhe sa do të zgjasë mungesa e tij.
Top Channel