Marku Marku i ashpër: Propozimet e Bashës janë kot! Kemi nevojë për rithemelim të partisë

17/07/2021 15:42

Deputeti Partisë Demokratike, i zgjedhur më 25 Prill, Mark Marku gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar ka kritikuar aksionin dhe analizën zgjedhore të PD-së.

Ai e cilësoi si kritike situatën në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike, pasi sipas tij, kundërshtari politik i kësaj force politike është shndërruar në regjim politik me rrezik të lartë. Marku tha se PD duhet të ndryshojë strategji, taktikë, qasje, për të qenë fituese në qendrat e mëdha urbane.

Lidhur me ndryshimet në statut, Mark Marku tha se janë kot, pasi sipas tij, e disfunksionalizojnë PD-në.

Ai shtoi më tej se Partia Demokratike është e pabesueshme si ofertë ndryshimi është se vetë e refuzon ndryshimin.

“Të nderuar pjesëmarrës, i nderuar kryetar. Ky Kuvend mblidhet në një moment dramatik për PD dhe shoqërinë shqiptare. Për mua është një situatë dramatike. Pritje, dhe të gjithë prisnim që 25 prilli të sillte ndryshim. Në fakt ndodhi e kundërta. Në vend të ndryshimit sot kemi një regjim më të përforcuar, me një shumicë solide votash. Kjo erdhi kryesisht, siç thuhet dhe në analizën e zgjedhjeve, qeveria e Edi Ramës u angazhuar në një operacion masiv të blerjes së votës. Si drejtues i Qarkut Lezhës, ishte e dukshme. Qeveria dhe pushteti vendor i vunë burimet e administratës në punë për blerjen e votës. Një pjesë e mirë e lekëve u hodhën në Mirditë, Kurbin. Po ashtu në funksion të fushatës u punësuan në administratë përmes procedura të dyshimta, me qindra qytetarë të këtij qarku. Po ju jap një fakt për të kuptuar ase në çfarë situatë ishim ne për shkak të këtyre manipulimeve. Në prill të këtij viti Mirdita kishte 528 punonjës.

Bashkia para ca vitesh ishte 100 punonjës. Megjithatë, me punën e jashtëzakonshme të PD në këtë qark, ne arritëm të fitonin 33 mijë e 96 vota. Rezultat ky i përkthyer në mandate 4 nga 7 që ka. Ndihem krenar, s’dua t’i fyejë ata që kanë punuar për PD. Për shkak të një përllogaritje apo keqdashje, por jam krenar që punova me ta. E kam pasur hangari të merrem me politikë dhe zgjedhje. por ndihme krenar dhe mirënjohës që na mbështeten. Morëm një rezultat shumë të mirë. Madje edhe më të mirë se rezultati i vitit 2009, pasi kam qenë kandidat për deputet. Për 2300 vota se morëm mandatin e pestë. Mirënjohje për ata njerëz. Ne fituam edhe në qytetin e Laçit, apo dhe në Lezhë. Kjo është e re.. Duhet të ketë një qasje nga PD që të jetë fituese në qendrat e mëdha urbane. Duhet të ndryshojmë strategji, taktika, fushatën. Por kjo është histori që duhet diskutuar.

Për herë të parë në historinë e pluralizmit, PD nuk arriti të vijë në pushtet, pas dy mandateve të qeverisë tjetër. Sot PD ka marrë një numër të madh votash. Ka një numër më të madh deputetësh në parlament. Iu bëj thirrje që ta mendomë këtë. PD është në pikën më kritike të saj, pavarësisht rezultati. Pse? Sepse kundërshtari ynë politik me këto zgjedhje, është shndërruar në regjim politik me rrezik të lartë. Anëtarësia e PD, opinioni publik, mendoj se kanë pritshmëri tjetër nga ajo që po bëjmë ne sot. Mënyra se si po përballemi në këtë Kuvend, është jashtë kontekstit ku ndodhemi.

Nëse ne nuk kapin kohën politike, ne rrezikojmë që pas 4 vitesh të mblidhemi këtu dhe të themi; na vodhën prapë. Ose masakër zgjedhore. Duhet të mendojmë që mos të na vjedhin sërish. Kur na vjedhin dy herë shtëpinë, e ke pak fajin dhe ti, se ke lënë derën hapur. Por diçka nuk shkon, t’i mbyll Kuvendin, voton dhe pastaj flas unë këtu. Ky Kuvend do të prodhojë dy gjëra i bie. Zgjero sa më shumë Kuvendin, por aq më shumë e defunksionalizon. Po hajde ta bëjmë partinë të gjithë Kuvend Kombëtar.

Katër propozimet e Kuvendit janë kot. E disfunksionalizon PD-në. Janë funksione që s’kanë lidhje fare me gjendjen ku ndodhet vendi. Hajde ta bëjmë të gjithë partinë Kuvend Kombëtar. E kthejmë PD-në në një gjendje permanente opozitare dhe pa prespektive për ardhjen në pushtet.

Kemi thirrur një Kuvend të jashtëzakonshëm për të miratuar vendime të zakonshme në një situatë të jashtëzakonshme. Kështu e shndërrojmë PD në një opozitare permanente. Është krim të mashtrosh ata që na besuan, ti themi ‘na besoni’, ndërkohë që kemi 8 vjet që i themi të njëjtën gjë. PD është e pabesueshme si ofertë ndryshimi është se vetë e refuzon ndryshimin. Ne nuk jemi Parti Demokratike, gjithçka e përcakton kryetari kryesia dhe një grup i vogël i kryesisë” tha deputeti i zgjedhur i PD-së

Marku tha se Partia Demokratike ka nevoje për një rithemelim të partisë dhe propozoi ngritjen e një Komisioni Rithemelimi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA