Spezia rezulton të jetë një vatër e nxehtë infektimi me COVID-19.
Klubi i Serisë A nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka zbuluar se ka shkuar në shtatë numri i të infektuarve, për këtë arsye e gjithë skuadra është në izolim të plotë, duke anuluar çdo aktivitet të programuar në të ardhmen e afërt.
“La Spezia Calcio njofton se nga kryerja e tamponëve të fundit kanë rezultuar pozotivë me COVID-19 gjashtë futbollistë dhe një pjesëtar i stafit.”
Spezia, në kontakt të vazhdueshëm me ASL e Bolzanos, pezulloi aktivitetin sportiv si një masë paraprake dhe i gjithë grupi i ekipit do të mbetet në izolim duke ndjekur procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor.
Klubi i Spezias dy ditë më parë komunikoi pozitivitetin e një lojtari dhe siç kërkohet nga procedurat e protokollit shëndetësor e gjitha skuadra është izoluar.
Top Channel