Pas publikimit të rregjistrimeve audio të Florentino Perez, ku denigronte Iker Casillas dhe Raul, El Confidencial publikon të tjera materiale të presidentit të Real Madrid.
Këtë herë emrat e përmendur janë Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho. Audiot e regjistruara datojnë në 2012 dhe për Cristiano Ronaldon, Perez shprehet, ” Është i cmendur, ky djalë është një budalla, i sëmurë. Ju besoni se ky djalë është normal, por nuk është normal, pasi përndryshe nuk do të bënte gjërat që bën. Budallallikun e fundit që bëri e panë të gjithë. Pse mendoni se i bën këto cmenduri?”
Më pas Perez zgjeron diskutimin edhe për Mourinhon që në atë kohë ishte trajneri i Realit duke u shprehur, “Mendes nuk ka pushtet mbi të, ashtu si dhe Mourinho. Edhe për intervistat, për asgjë. Këta njerëz kanë një ego të tmerrshme, të dy janë të llastuar, trajneri është ai, nuk e shohin realitetin. Nëse do të ishin gatuar ndryshe mund të fitonin shumë më tepër me të drejtat e imazhit”.
Skandali shpërtheu fillimisht pas publikimit të El Confidencial të disa regjistrimeve të tjera. Në 2006 Perez fliste me tone të ashpra për flamujt e skuadrës Casillas dhe Real që u përkufizonte si të papërshtatshëm për një skuadër si Reali, praktikisht një peshë për klubin. Si përgjigje Perez provoi të sqaronte cështjen përmes një komunikate, ku shkruan, “Frazat e ripordhuara janë përmendur në biseda të regjistruara në mënyrë të paligjshme nga nga zoti Jose Antonio Abellan që prej vitesh tenton ti shesë pa sukses.
Është surprizues fakti që pavarësisht kohës së kaluar e përditëshmja El Confidencial i publikon sot. Janë fraza të vecanta bashkëbisedimi të shkëputura nga konteksti. E kuptoj faktin që publoikohen tani, pasi kjo është e lidhur me punën time si një ndër promotorët e Superligës. Ja kam besuar cështjen në dorë avokatëve të mi që po studiojnë veprimet ligjore që mund të ndërmerren”.
Top Channel