Aventurat e adhurueshme të iriqit dhe shokut të tij të ngushtë maces Bengali, vijnë në foto-galeri

15/07/2021 21:01

Kafshët janë ndoshta aventurierët më të admirueshëm të botës.

Një shembull i përkryer i kesaj do të ishin dhe  iriqi i lumtur Herbee e shoku i tij i ngushte,macja e Bengalit, Audrie.

Dyshja dinamike ka udhëtuar nëpër disa nga vendet më panoramike të botës bashkë me shoqen e tyre njerëzore, Talitha Girnus.

Për fat Talitha ka kapur ne foto shumë nga momentet e tyre të bukura dhe i shpërndan ato në Instagram, ku i shijon e gjithë bota.

Duke treguar për kohën kur Talitha gjeti iriqin e saj të parë, të adhurueshmin Pokee, gruaja kujton:

“E di atë ndjesinë sikur bota ndalon për disa sekonda? Kështu ndodhi kur mbajta Pokee për herë të parë në duar. Ai ishte aq i qetë dhe qëndroi i shtrirë në dorën time, sikur të më thoshte se ky vend i përkiste atij”.

Për fat të keq Pokee ndërroi jetë në 2019, por fryma e tij jeton tashmë me Audree e Herbee.

“Mes gjithë gjërave që po ndodhin në botë sot, Pokee më parë dhe tani Herbee e Audree janë arsyeja e vetme që të bëjnë të lumtur e të buzëqeshësh,” thotë Girnus.

FOTO GALERI
2/14
Ata me pronaren e tyre kane qene ne shume aventura se bashku

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA