Zjarri në spitalin e Covid-19 në Irak, shkon në 64 numri i viktimave

14/07/2021 01:32

Numri i personave që humbën jetën në zjarrin që përfshiu spitalin e COVID-19 në jug të Irakut ka shkuar në 64.

Fillimisht u raportua për 60 të vdekur, por vlerësimet e fundit tregojnë se numri i viktimave është rritur në 64 ndërsa i të plagosurve në 50. Forcat lokale të Mbrojtjes civile njoftuan se zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin.

Kujtojmë se një zjarr që shpërtheu në muajin prill në spitalin e pacientëve me COVID-19 në kryeqytetin Bagdad, u mori jetën 82 persona.

Top Channel