Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, ndaluan shtetasin K. K., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas dyshohet si autori i vjedhjes së biçikletave të 2 shtetasve dhe të çadrës së lokalit të një shtetasi tjetër, të ndodhura në muajve qershor dhe korrik, në qytetin e Vlorës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë ndaluar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim, shtetasin A. R., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit E. F. dhe S. N. (të shpallur në kërkim), në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në trup shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe i ka dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi N. M., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel