Vjedhje, dhunë në familje, drejtim i mjetit pa patentë dhe në gjendje të dehur/ 6 të arrestuar në Tiranë

14/07/2021 11:36
Foto ilustruese

6 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet me dyshimin se janë autorë për shkelje të ndryshme te ligjit.

38-vjeçari me iniciale Sh.Q. u kap duke vjedhur disa materiale duralumini. Sipas policisë, ky shtetas ka vjedhur më herët 3 biçikleta dhe 2 motorra në qytet.

Policia ka arrestuar 55-vjeçarin me iniciale H.B., i dënuar me 10 muaj burg për dhunë në familje. Ai do të qëndrojë në izolim 6 muaj e 25 ditët që i mbeten nga dënimi.

Në flagrancë është arrestuar 35-vjeçari me iniciale H.T., pasi dyshohet se ka dhunuar prindërit e tij.

Ndërkohë, 3 shtetas të tjerë janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
H. R., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
I. L., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
K. H., 26 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me dëme materiale.

Njoftimi i policisë:
Specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit Sh. Q., 38 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur materiale të ndryshme duralumini. Nga veprimet hetimor të kryera rezulton se ky shtetas është autor dhe i 5 vjedhjeve të tjera (3 biçikletash, 2 motomjete).
Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin në kërkim H. B., 55 vjeç(i kapur nga seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 muaj burg, ku i kanë mbetetur për të vuajtur dhe 6 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale ‘”Dhuna në familje”.
Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. T., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit dhe nënës së tij.
Specialistet e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
H. R., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
I. L., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
K. H., 26 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me dëme materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Top Channel