Presidenti Bolsonaro në spital, lemza nuk i ndalet prej 10 ditësh (fotot)

14/07/2021 19:07

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro është shtruar dje në spital me dhimbje barku, si dhe pasi është kapur nga një krize e pandalur lemze prej të paktën 10 ditësh.

66 vjeçari Bolsonaro është dërguar në spitalin ushtarak të kryeqytetit Brasília, teksa një prej gazetarëve të njohur vendas tha se vuan nga bllokim në zorrë.

Në një deklaratë të shkurtër, përfaqësuesit e presidentit thanë se Bolsonaro ishte në humor të mirë por do të mbetet nën mbikqyrje për 48 orë. Ndërkohë testimet po kryen për të zbuluar shkakun e lemzës ezauruese.

Gjendja shëndetësore e Bolsonaro ka qenë prej ditësh objekt spekulimesh teksa në paraqitjet e fundit publike lideri i djathtë dukej qartë që mezi fliste.

Gjatë një udhëtimi në jug të Brazilit në fundjavë Bolsonaro kishte braktisur një darkë pune pasi nuk ndjehej mirë. Në një postim në rrjetet sociale Bolsonaro tha se problemi me lemzën kishte nisur pas një operacioni dentar më 3 qershor, për të cilin fajësonte mjekimet që i ishin rekomanduar.

FOTO GALERI
1/3
Me heret, ne nje prej fushatave elektorale, presidenti eshte goditur me thike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA