Ndërtesa e shembur në Florida të SHBA-së, shkon në 94 numri i viktimave

14/07/2021 02:55

Ka shkuar në 94 numri i viktimave që janë gjetur në punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesës 13-katëshe e cila u shemb pjesërisht më 24 qershor në rajonin Surfside të Miamit në shtetin Florida të SHBA-së.

Kryebashkiakja e Miamit, Daniella Levine Cava në një konferencë për media tha se nga rrënojat janë nxjerrë 94 trupa dhe se nuk janë gjetur ende 22 trupa të cilët parashikohen të jenë nën rrënoja.

Ajo më tej shtoi se 83 nga 94 trupat e gjetur janë identifikuar.

Në ditën e 14-të të punimeve të kërkim-shpëtimit, zyrtarët deklaruan se punimet e tyre do të vazhdojnë në drejtim për gjetjen e trupave dhe largimin e rrënojave për arsyen se nuk ka mbetur mundësi për të gjetur njerëz të gjallë nën rrënoja.

Top Channel