Kubë/ Përgjaken protestat për demokracinë, vritet një person

14/07/2021 08:59

Një burrë ka humbur jetën gjatë protestave të rralla anti-qeveritare në Kubë që kanë tronditur ishullin në ditët e fundit.

Diubis Laurencio Tejeda, 36 vjeç, vdiq në një periferi të Havana të hënën gjatë një përplasje midis protestuesve dhe policisë.

Sipas ministrisë së brendshme, ai ishte pjesë e një grupi që sulmoi një strukturë qeveritare, ndërsa u arrestuan dhe disa protestues të tjerë.

Por dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë sulmuan njerëzit që kishin dalë në rrugë për të protestuar për demokracinë.

Protestat e rralla mbarëkombëtare anti-qeveritare filluan të Dielën, kur me mijëra vetë filluan të protestojnë për mungesat e ushqimit dhe ilaçeve, rritjen e çmimeve dhe menaxhimin e qeverisë të pandemisë Covid-19.

Ndërkohë që në Kubë organizime të tilla publike janë të paligjshme, presidenti Miguel Díaz-Canel i ka quajtur demonstruesit “kundër-revolucionarë”.
Qeveria e tij fajëson Shtetet e Bashkuara dhe sanksionet e saj ekonomike, si për protestat ashtu edhe për problemet më të gjera të Kubës.

Top Channel