“Helmimi, jo nga uji”/ Decan, sërish qindra persona kërkojnë ndihmë në spital

14/07/2021 19:38

Janë bërë katër ditë që kur u paraqitën rastet e para të helmimit në Komunën e Deçanit, por autoritetet ende nuk kanë arritur ta zbulojnë shkaktarin.

Deri tani Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë vetëm analizat fiziko- kimike dhe mikrobiologjike të ujit, të cilat rezultuan brenda standardeve.

Si rrjedhojë, Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar se disa mostra do të dërgohen për analizë jashtë vendit.

Por, qytetarët shprehen të bindur se shkaktari është uji duke hedhur përgjegjësinë mbi ndërmarrjen publike që menaxhon me ujësjellësin.

Në anën tjetër, situata është paraqitur më e qetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Gjatë së mërkurës vetëm 120 qytetarë kanë kërkuar trajtim, pjesa dërrmuese për vazhdim të trajtimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA