Berat/ Tenton të vjedhë në një banesë, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari

14/07/2021 09:04
Foto ilustruese

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.Z., 23 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat, pasi ka tentuar të vjedhë dy aparate celular dhe një portofol në banesën e shtetases E.H.

Gjithashtu dyshohet dhe si autor i një vjedhje të ndodhur më parë në banesën e shtetasit B.S, ku ka marrë një sasi lekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel