Një 43-vjeçar nga Serbia është mbytur duke u larë në detin e Durrësit ditën e sotme.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të mbytjes së M. S..

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 13.07.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është mbytur duke u larë në det shtetasi serb  M. S., 43 vjeç, (pushues). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel