Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Tetë persona janë konfirmuar të vdekur dhe nëntë të tjerë mbeten të zhdukur pasi një hotel u shemb në qytetin kinez lindor të Suzhou.
Ndërkohë fatmirësisht ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin nga rrënojat e hotelit 6 persona.
Ende nuk është dhënë asnjë shkak për katastrofën, por imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë ekipet e shpëtimit veshur me portokalli që grumbulloheshin mbi masivë të mëdhenj rrënojash.
Hoteli u hap në 2018 dhe kishte 54 dhoma mysafirësh, sipas listës së tij në faqen e udhëtimit Ctrip.
Suzhou, një qytet me më shumë se 12 milion njerëz në perëndim të Shangait, është një destinacion popullor për turistët të tërhequr nga kanalet e tij dhe kopshtet shekullore.
Shembjet e ndërtesave nuk janë të pazakonta në Kinë dhe shpesh u vihet faji standardeve të dobëta të ndërtimit ose korrupsionit.
Shembja e një hoteli karantinë në qytetin jugor të Kinës Quanzhou marsin e kaluar vrau 29 njerëz, ndërsa autoritetet më vonë zbuluan se tre kate ishin shtuar në mënyrë të paligjshme në strukturën origjinale të ndërtesës.
Top Channel