Fluks i lartë në hyrje përmes Portit të Vlorës, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë brenda ditës
Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar, në Prrenjas.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45. Mjeti tip “Golf”, ishte parkuar para shtëpisë së pronarit, shtetasit me iniciale P.R, kur mori flakë dhe u dogj pjesërisht.
Dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, megjithatë grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.07.2021, rreth orës 23:45, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit P.R., i cili ishte i parkuar para banesës ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur pjesërisht.
Nga hetime paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Top Channel