Foto ilustruese

Një 61-vjeçar nga Tirana është kapur në flagrancë në një pyll në Dhërmi, duke mbjellë bimë cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit, vihet në pranga 1 shtetas.
Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonte fidan cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Dhërmi, Himarë.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel