Pastrim parash me kriptomonedha/ Kapen në Londër 180 milionë paund në kriptomvaluta

13/07/2021 21:06

Policia metropolitane në Londër njoftoi se ka kapur një shumë rekord prej 180 milionë paundësh të kriptomonedhave, që lidhet me pastrimin e parave ndërkombëtare në Britaninë e Madhe.

Ky është sekuestrimi më i madh e këtij lloji në Mbretërinë e Bashkuar – duke mundur rekordin e mëparshëm të vendosur kur u konfiskuan 114 milion paund të kriptomonedhës më 24 qershor.

Një grua 39-vjeçare, u arrestua nën dyshimin e pastrimit të parave në 24 qershor, ndërsa është pyetur edhe  për sasinë e re, ndërkohë që është nën hetim në gjendje të lirë.

Transaksionet e bëra duke përdorur kriptovaluta mund të sigurojnë më shumë anonimitet për dërguesit dhe marrësit e parave.

Kriptomonedhat janë para dixhitale që nuk lëshohen nga bankat. Ato mund të tregtohen dhe investohen si çdo monedhë tjetër.

Gjatë bllokimit nga covid vlera totale e përdorimit të kriptomonedhave është rritur nga rreth 175 miliardë stërlina  në më shumë se 1.7 trilionë.

Shifrat nga vëzhguesit financiarë të Mbretërisë së Bashkuar tregojnë se qindra mijëra njerëz i kanë këto monedha dixhitale.

Top Channel