Sergej Milinkovic-Savic duket se i ka idetë e qarata për të ardhmen e tij. Futbollisti deklaroi se dëshrion të qëndrojë te Lazio për një kohë të gjatë.

26-vjeçari theksoi se ndihet gati për sezonin e ri dhe se është gati të bëjë çfarë të kërkojë trajneri.

Ai pohoi se me skemën 3-5-2 ka dhënë gjithmonë maksimumin, por me modulin e ri do të provojë të japë më të mirën. Mesfushori tha se gjatë bisedimeve me trajnerin Sarri ka diskutuar për mënyrën e lojës dhe se ndihet i qetë.

Përsa i takon të ardhmes Milinkovic-Savic deklaroi se te bardheklatrit ndihet një lider dhe se dëshiron të qëndrojë për një kohë të gjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA