Atentat reperit të njohur/ Qëllohet 60 herë nga disa persona, sapo kishte dalë nga burgu

13/07/2021 10:21

Një reper i njohur në SHBA humbi jetën ditën e shtunë në Chicago, në një atentat me armë ku mbetën të vrarë dhe dy persona të tjerë.

KTS Dre, emri i vërtetë i të cilit është Londre Sylvester  u qëllua mbi 60 herë, teksa po dilte nga ambientet e burgut të Cook County.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Sylvester sapo kishte dalë nga burgu, kur disa persona që po e prisnin në dy makina dolën dhe e qëlluan. Autorët më pas u larguan me shpejtësi në drejtime të ndryshme.

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA