3 mijë euro secili për kalimin e kufirit/ Kapet me tre emigrantë të paligjshëm, arrestohet 37-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtorja

13/07/2021 10:05
Foto ilustruese

Një 37-vjeçar është arrestuar, pasi u kap me tre emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Sipas policisë, shtetasit me iniciale E.Sh. i është kërkuar të ndalojë por është larguar me shpejtësi me mjetin tip “Lancia”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 37 vjeç, banues në Elbasan dhe u shpall në kërkim shtetasja K. B., 35 vjeçe, banuese në Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, shtetasin E. Sh., i cili ishte duke lëvizur me mjetin tip “Lancia” dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte. Drejtuesi i mjetit, nuk iu është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, por pas ndjekjes është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u konstatuan 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 37-vjeçari në bashkëpunim me shtetasen K. B., dyshohet se kundrejt shpërblimit 300 euro për secilin, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Top Channel