Mbi 400 persona hynë ilegalisht në Britani dhe SHBA/ Goditen rrjetet kriminale që i ndihmuan, 46 arrestime

12/07/2021 13:10
Pasaportat e sekuestruara

Mbi 400 persona kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Britani dhe SHBA ndihmuar nga disa rrjete kriminale

Disa rrjete kriminale janë goditur ditën e sotme, ndërsa janë arrestuar 46 persona në Spanjë.

Rrjetet kriminale lehtësuan hyrjen e paligjshme të më shumë se 400 shtetasve nga Ballkani Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

46 persona janë arrestuar në Spanjë të cilët janë përfshirë në kontrabandën e migrantëve dhe mashtrimin me dokumente.

Hetimi është drejtuar nga Policia Kombëtare spanjolle, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë shqiptare dhe autoritetet e zbatimit të ligjit dhe imigracionit në Austri, Francë, Itali, Slloveni, Kosovë, Portugali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetur nga Europol.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës material dokumente të falsifikuara, dokumentacion financiar, regjistrime të veprimtarive të paligjshme, pajisje elektronike, para dhe droga të ndryshme si kanabis, kokainë dhe sintetike.

Hetimi ka nisur në vitin 2019, ndërsa është parë një rritje e përdorimit të dokumenteve të falsifikuara nga emigrantët e Ballkanit Perëndimor.

Fazat e mëparshme të hetimit çuan në çmontimin e një grupi kriminal të identifikuar në ishullin Saint Maarten të Karaibeve, që kontrabandonte emigrantë nga Ballkani Perëndimor, me dokumente të falsifikuara në Shtetet e Bashkuara.

Korrierët që udhëtonin në Kosovë dhe Shqipëri për të shpërndarë dokumentet e falsifikuara u arrestuan gjithashtu në dhjetor 2020.

Katër baza që prodhonin dokumente të falsifikuara në Kosovë u çmontuan në mars 2021.

Deri më tani, hetimi ka çuar në 50 arrestime, më shumë se 400 migrantë të identifikuar në aeroporte dhe 1.000 dokumente false të sekuestruara.

Hetimi synoi një rrjet kriminal të bazuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën, i cili menaxhoi fluturimet dhe pritjen e migrantëve në ato vende.

Njoftimi i policisë:

Rrjetet kriminale lehtësuan hyrjen e paligjshme të më shumë se 400 shtetasve nga Ballkani Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Policia e Shtetit, pjesëmarrëse në një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në kontrabandën e migrantëve dhe mashtrimin me dokumente.

Europol koordinoi hetimin, lehtësoi shkëmbimin e informacionit dhe siguroi mbështetje analitike dhe kriminalistike. Europol financoi gjithashtu vendosjen e oficerëve nga Policia e Shtetit shqiptar, të cilët morën pjesë në ditën e aksionit në Spanjë.  Në kuadër të operacionit për goditjen kundër kontrabandistëve që veprojnë jashtë shtetit, në Spanjë janë arrestuar 46 shtetas.  Rrjetet kriminale lehtësuan hyrjen e paligjshme të më shumë se 400 shtetasve nga Ballkani Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Hetimi është drejtuar nga Policia Kombëtare spanjolle, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë shqiptare dhe autoritetet e zbatimit të ligjit dhe imigracionit në Austri, Francë, Itali, Slloveni, Kosovë, Portugali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetur nga Europol, me oficerë të udhëzuar për të çmontuar një grup të organizuar të krimit të përfshirë në kontrabandën e migrantëve dhe mashtrimin me dokumentet.  Janë sekuestruar në cilësinë e provës material dokumente të falsifikuara, dokumentacion financiar, regjistrime të veprimtarive të paligjshme, pajisje elektronike, para dhe droga të ndryshme (kanabis, kokainë dhe droga sintetike).  Që nga viti 2019, hetimi ka ekzaminuar përdorimin në rritje të llojeve specifike të dokumenteve të falsifikuara nga emigrantët e Ballkanit Perëndimor.

Fazat e mëparshme të hetimit çuan në çmontimin e një grupi kriminal të identifikuar në ishullin Saint Maarten të Karaibeve, që kontrabandonte emigrantë nga Ballkani Perëndimor, me dokumente të falsifikuara në Shtetet e Bashkuara. Korrierët që udhëtonin në Kosovë dhe Shqipëri për të shpërndarë dokumentet e falsifikuara u arrestuan gjithashtu në dhjetor 2020.

Katër baza shtypi për dokumente të falsifikuara në Kosovë u çmontuan në mars 2021.  Deri më tani, hetimi ka çuar në 50 arrestime, më shumë se 400 migrantë të identifikuar në aeroporte dhe 1.000 dokumente false të sekuestruara.  Hetimi synoi një rrjet kriminal të bazuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën, i cili menaxhoi fluturimet dhe pritjen e migrantëve në ato vende.

Inteligjenca e ndarë nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare dhe Hetimet e Sigurisë Kombëtare (HSI) çuan në identifikimin e një objektivi me vlerë të lartë në Spanjë. Nga atje, i dyshuari dhe bashkëpunëtorët e tij lehtësuan hyrjen e paligjshme të migrantëve përmes aeroporteve të ndryshme në Spanjë dhe Portugali në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa u siguruan atyre karta te falsifikuara  franceze të identitetit. Operacioni në Evropë është gjithashtu i lidhur me tre hetime penale në vazhdim në Shtetet e Bashkuara.

 

Në ditën e veprimit, Europol vendosi një postë komanduese virtuale për të mundësuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale midis hetuesve dhe vendosi një ekspert në Spanjë për të kontrolluar informacionin operativ kundër bazave të të dhënave të Europol dhe për të siguruar udhëzime për hetuesit në terren.  Policia e Shtetit është e vendosur dhe e angazhuar maksimalisht për të punuar bashkërisht me partnerët, për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel