Babë e bir janë arrestuar ditën e sotme në Roskovec të Fierit për kultivim droge.

Në shtëpinë e Ylli Shurdha dhe Mikel Shurdha përkatësisht 60 vjeç dhe 34 vjeç banues në Kuman të Roskovecit u gjet 2.3 kg kanabis dhe fidanë të dyshuar kanabisi.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Fier

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Kuman”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Fier, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Forca e Posacme “Shqiponja”. Sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë. Vihen në pranga 2 shtetas. Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Kuman”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit Y. Sh., 60 vjeç dhe M. Sh., 34 vjeç (babë e bir), banues në Kuman, Roskovec.  Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së tyre, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë të dyshuar cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel