FOTOT / Nga Yuri Kim me Veliajn tek festa e çmendur e ambasadorit Italian, çfarë nuk u pa dje në sheshin “Skënderbej”

12/07/2021 12:14

Tirana Fan Zone që prej nisjes së Europianit është kthyer në një stadium.

Finalja e “Euro 2020” mes Anglisë dhe Italisë krijoi mbrëmjen e djeshme një atmosferë të zjarrtë edhe në Tiranë.

Qindra tifozë të dy ekipeve kishin dalë në shesh, me flamuj anglezë dhe italianë, për të mbështetur ekipet e zemrës. Por dje nuk munguan as personazhet e njohur.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte bashkë me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe deputeten Blerina Gjylameti në një tavolinë teksa kanë postuar edhe një selfie së bashku. I pranishëm ishte dhe ambasadori Italian në vendin tonë që gëzoi nga Tirana titullin kampion Europe.

Sheshi “Skënderbej” ishte dje dhe vendi I preferuar për të gjithë yjet e artit dhe të shobizit shqiptar të cilët preferuan që finale ta shihnin në Tiranë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel