Alarmohet Europa, avioni me një pasagjer të infektuar me hantavirus zbarkon në Amsterdam, transferohet menjëherë në spital
Fëmijët ulërinin në tmerr dje në një park lodrash në Bjellorusi, teksa një erë e fortë e papritur ngriti në ajër tre kështjella të fryra llastiku ku ata po luanin.
Pamjet e regjistruara tregonin momentet e frikshme kur kështjellat gjigande me ajër u ngritën më shumë se 10 metra në ajër gjatë një festivali me lodra fëmijësh.
Lodra e trampolinës në formë dragoi u ngrit prej erës dhe nisi të spërdridhej në ajër, para se të përplasej sërish në tokë në qytetin e Aleksandrisë.
Disa sekonda më vonë një kështjellë e tyre loje u ngrit në formë vertikale teksa njerëzit ishin të mbledhur rreth saj.
Ushtarët e një baze aty pranë erdhën për të ndihmuar katër fëmijë dhe tre të rritur që u plagosën nga incidenti.
Tre kështjellat u shkëputën nga lidhet e tyre të sigurisë dhe një prej tyre u përplas në një tendë aty pranë teksa dëshmitarët thonin se fëmijët largoheshin të tmerruar.
Dëshmitarja Alesya tha: “Një djalë i vogël ishte mbi lodër në kohën e erës dhe ra nga kështjella. Ishte i tmerruar por nuk u plagos rëndë. Ato fluturonin si ballona, më pas një prej tyre u përplas në një gardh e një tjetër në një tendë.
Shtatë të plagosurit në incident u trajtuan në spitalin e Shklov.
Autoritetet nisën një hetim për incidentin në Aleksandria, që është dhe qytetii lindjes së liderit të vendit Alexander Lukashenko.
Top Channel