E rëndë/ 35-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

12/07/2021 18:15
Ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Mishter në Klos.

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë në vend, pasi dyshohet se në shtëpinë e tij ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

“Rreth  orës 17.10, në fshatin Mishter në Klos,  shtetasi I. K., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë  elektrike në banesën e tij, dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .

Top Channel