11 njerëz vriten nga rrufeja teksa bënin foto në kullën e vrojtimit në Indi (fotot)

12/07/2021 17:24

Goditja e një rrufeje ka vrarë të paktën 11 njerëz që po bënin foto të vetes gjatë një stuhie.

Viktimat gjendeshin të gjitha në majë të një kulle vrojtimi në veri të Indisë kur u goditën nga shkarkesa e fuqishme elektrike.

Disa prej tyre raportohet se ishin hedhur nga frika poshtë kullës së fortesën Amer, të ndërtuar në shekullin e 12-të në qytetin  Jaipur.

Pamjet e tmerrshme të marra nga ndërtesat pranë ngjarjes tregonin rrufetë e mëdha që godisnin atraksionin e njohur turistik, ku turmat ishin mbledhur për të bërë foto dramatike të stuhisë.

Kreu i policisë vendore Anand Srivastava tha se shumica e të vdekurve ishin të rinj.

Në të gjithë Indinë veriore më shumë se 60 njerëz u vranë nga stuhitë e fundjavës.

Srivastava shtoi se nëntë njerëz të tjerë u vranë dhe 20 u plagosën në disa incidente me rrufetë në shtetin Rajasthan gjatë stuhive me erëra të forta.

Në Uttar Pradesh, 18 njerëz u vranë nga rrufetë, tha një zyrtar vendor, shumica e të cilëve punëtore fushe të kapur nga stuhia e papritur.

Qeveritë vendore njoftuan dëmshpërblime financiare për familjet e viktimave dhe të plagosurve. Autoritete e motit në Indi kanë thënë se të tjera rrufe priten gjatë dy ditëve në vijim.

Kjo nuk është hera e parë që fenomeni shkakton viktima në Indi.

Në një tjetër statistikë të rëndë, të paktën 2900 njerëz janë vrarë nga rrufetë në vitin 2019.

FOTO GALERI
2/8
Fortesa indiane Amer ne shtetin Rajasthan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA